Sadiku: Sulmi funksionon me Roshin, futem gjithmonë me besim për të shënuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2017 | 23:55

Sadiku: Sulmi funksionon me Roshin, futem gjithmonë me besim për të shënuar

Në intervistën pas ndeshjes me Turqinë, ku shënoi edhe dy gola, sulmuesi Armando Sadiku u shpreh se futet çdo ndeshje me besim në fushë për të shënuar, si dhe foli për sulmin që funksionon kur ka në krah edhe një lojtar si Odise Roshi.

sadiku

Kishe besim se do realizoje?

“Besimi nuk më mungon asnjë ndeshje. Gjithmonë kur futem para ndeshjes, mendoj se do shënoj. E përgatis ndeshjen në mënyrën time.”

Sa mirë ndihesh me Roshin?

“Mes nesh sulmi funksionon, kam miqësi të mirë edhe jashtë fushe. Ia dimë kualitetin njëri-tjetrit. Ai mund ta driblojë gjithmonë mbrojtësin që e ndjek, dhe unë gjithmonë e shoh sepse e di që do më pasojë. Kemi lojtarë driblues në kombëtare, si Roshi e Grezda, që ma bëjnë të lehtë të shënoj.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"