Sadiku sqaron zërat për ofertat e Karabakut dhe Gallatasarajit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2016 | 10:11

Sadiku sqaron zërat për ofertat e Karabakut dhe Gallatasarajit

Armando Sadiku vazhdon të jetë pjesë e Zyrihut dhe ndonëse ka shumë klube që interesohen për futbollistin shqiptar, asnjë prej tyre nuk ka bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin 25 vjeçar.

sadiku

Fillimisht u përfol për një interesim të klubeve italiane dhe atyre gjermane, ndërsa së fundmi dolën në skenë emra skuadrash si Gallatasaraj në Turqi dhe Karabak në Azerbajxhan. Për këtë të fundit, flitej se kishte “shkes” Ansi Agollin, ndërsa klubi e kërkonte si përforcim për pjesëmarrjen në aktivitete ndërkombëtare.

agolli sadiku

Vetë sulmuesi shqiptar, në një prononcim të dhënë për portalin azerbajxhanas “Qafqazinfo.az”, ka shpjeguar se si është situata me këto zëra të merkatos.

“E kam lexuar në media që emri im është përmendur te Karabak, por nuk kam marrë asnjë ofertë zyrtare nga ky klub. Edhe një gazetar turk më ka pyetur për interesimin e Gallatasarajit, por unë nuk kam marrë asnjë ofertë të tillë”, shpjegoi lojtari.

16-Sadiku

Sadiku pranoi se ka interesim për të nga klube të tjera, por për momentin nuk kishte asgjë konkrete. “Gjithsesi, di të them se ka disa klube të cilat kanë shfaqur interes. Por për momentin nuk ka asgjë të re”, deklaroi sulmuesi i përfaqësueses shqiptare.

sadiku zyrih

Futbollisti kërkon të largohet nga Zyrihu, pasi nuk dëshiron të vazhdojë të luajë në kategorinë e dytë në Zvicër. Por për momentin, duket se çmimi i lartë që i ka vënë kartonit të tij klubi, mbi 7 milionë euro, mban larg skuadrat e interesuara për të siguruar shërbimet e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"