Sadiku rikthehet te goli, i jep heq fitoren nga duart Bazelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2015 | 18:32

Sadiku rikthehet te goli, i jep heq fitoren nga duart Bazelit

sadikuArmando Sadiku ka dhene një sinjal pozitiv para sfidës me Serbinë. Sulmuesi i kombëtares kuqezi ka shënuar gol me Zyrihun në sfidën e sotme ndaj Bazelit e cila përfundoi në barazim 2-2.

Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar i cili realizoi në fundin e ndeshjes duke barazuar rezultatin i cili ishte 2-1 për ekipin ku aktivizohen Gashi, Xhaka dhe Aliji. Sadiku shënoi në minutën e 3-të të shtësës duke e mbyllur sfidën në barazim. ndërkohë golin e dytë për Bazelin e ka realizuar Albian Ajeti, shqiptari i clili aktivizohet momentalisht me U21 të Zvicrës, por nuk përjashtohet mundësia që ai në të ardhmen të luajë me Përfaqësuesen kuqezi.

Pavarësisht barazimit, Bazeli mbetet në vendin e parë në kuotën e 28 pikëve në kampionat e pashqetësuar nga askush, ndërkohë Zyrihu ngjitet në kuotën e 8 pikëve duke e parë veten në një zonë të ftohë me pikë të njëjta sa Thuni dhe Lugano.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"