Sadiku nuk grumbullohet nga trajneri i Levantes, zbulohet misteri që e lë sulmuesin në tribunë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2018 | 14:21

Sadiku nuk grumbullohet nga trajneri i Levantes, zbulohet misteri që e lë sulmuesin në tribunë

Në ditën e fundit të merkatos së transferimeve, Armando Sadiku la Poloninë për t’u transferuar në kampionatin spanjoll. Mirëpo, sulmuesi i Kombëtares i ka ndjekur nga tribuna dy takimet e para të skuadrës së tij të re.

sadiku

Ndërsa pritej që të debutonte me Real Madridin, diçka e tillë nuk ndodhi, ndërkohë që Pacini shënoi golin e barazimit për 2-2. Edhe dje, shqiptari nuk u grumbullua nga trajneri i Levantes për sfidën kundër Valencias.

sadiku3

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se bëhet fjalë për një dëmtim të bomberit kuqezi, i cili po shtyn debutimin e tij me skuadrën spanjolle. Armando Sadiku vuan nga një dëmtim në gju, i cili kërkon të paktën dhjetë ditë kohë rikuperimi, derisa sulmuesi të jetë i gatshëm për trajnerin e Levantes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"