Sadiku në vitrinën e merkatos, zbulohet shifra që do Levante për ta lenë të lirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 20:55

Sadiku në vitrinën e merkatos, zbulohet shifra që do Levante për ta lenë të lirë

Armando Sadiku është një nga emrat më të kërkuar në Ligën e Dytë spanjolle. 13 gola me skuadrën e Malagës, kanë bërë që për sulmuesin e Kombëtares shqiptare të ketë një vëmendje maksimale. Së fundmi, në mediat prestigjioze spanjolle janë bërë me dije edhe interesat ekonomike të Levantes. Skuadra nga Valencia ka caktuar edhe një çmim, pavarësisht se deri më tani nuk ka shprehur asnjë interes për ta mbajtur bomberin kuqezi në skuadër.

sadiku

Çmimi – Malaga ishte një nga ekipet e rrezikuara për rënien nga kategoria. Bomberi i Kombëtares udhëhoqi ekipin në realizimin e një objektivi të rëndësishëm si mbijetesa në Kategorinë e Dytë spanjolle. Me 13 gola të shënuar, Sadiku nuk ka sjellë përfitime vetëm për Malagën që e kishte në huazim këtë sezon, por mbi të gjitha edhe për Levanten.

Ekipi që e bleu nga Legia e Varshavës, tanimë kërkon që t’i kthehet investimi dhe të përfitojë nga forma e shkëlqyer e bomberit kuqezi. “AS” bën me dije se Levante kërkon të paktën 2 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin e Kombëtares. Një shifër e lartë dhe e rëndësishme, që tregon se forma e sulmuesit të Kombëtares ka arritur majat dhe vlerat e tij tashmë janë disa miliona euroshe.

entrevista_a_sadiku_fotos_jesus_noguera_004

Bisedimet – Mirëpo, edhe në momentin që është caktuar një çmim kaq i lartë për shërbimet e Sadikut, në Spanjë ka ekipe të interesuara që nisin bisedimet me Levanten edhe në këto kushte. Siç bën me dije “AS”, Tenerife ka nisur kontaktet zyrtare për të filluar një tratativë në lidhje me transferimin e bomberit të Kombëtares. Kjo është skuadra e cila ka pësuar 2 gola në këtë sezon nga bomberi kuqezi, i cili i ka shkaktuar humbjen 2-0 në muajin dhjetor.

Sadiku po kërkohet edhe nga Aris në Greqi si dhe Pogon në Poloni. Gjithashtu, disa ekipe të Ligës së Dytë në Spanjë kanë shprehur interesim dhe po ndjekin me kujdes situatën rreth të ardhmes së bomberit kuqezi. Sadiku u transferua ditën e fundit të merkatos te Malaga dhe ia doli që të rigjejë formën e tij ideale. Tanimë, mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës në karrierë.

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"