Sadiku kundër shokut të skuadrës për “Lojtarin e Muajit” në Zvicër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2017 | 10:10

Sadiku kundër shokut të skuadrës për “Lojtarin e Muajit” në Zvicër

Armando Sadiku është një prej futbollistëve të përzgjedhur nga e përditshmja zvicerane “Blick” për titullin e “Lojtarit të Muajit”, për sa i përket paraqitjeve të prillit. Sulmuesi shqiptar ka qenë në formë të jashtëzakonshme gjatë vitit 2017 dhe për shumëkënd renditja mes kandidatëve për këtë çmim është mëse normale.

sadiku bazel goli

“Skuadra e kantonit të Tiçinos i fitoi të 5 ndeshjet e saja në prill dhe Sadiku mungoi vetëm në njërën prej tyre. Dy gola dhe tre assist, nota maksimale”, shkruhet në përshkrimin e Sadikut. Ky i fundit, si rivalin më të fortë në këtë votim ka pikërisht shokun e tij të skuadrës, Ezgjan Alioskin, me të cilin ka formuar dyshen më të fortë të sulmit të kampionatit zviceran.

sadiku futbollisti i muajit

Ndërkaq, tre futbollistët e tjerë në listë janë Akanji i Bazelit si dhe Kaio e Dabur të Grasshopers. Për futbollistin fitues, jepet edhe një çek prej 2000 frangash zvicerane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"