Sadiku foli në spanjisht, tifozët tallen me Bejlin (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2018 | 13:20

Sadiku foli në spanjisht, tifozët tallen me Bejlin (Video)

Armando Sadiku ka tërhequr vëmendjen e mediave spanjolle, por është bërë “hit” edhe në rrjetet sociale për deklaratën e tij në gjuhën spanjolle.

cvcv

Fakti që ka jetuar disa vite në Zvicër dhe ka pasur mundësinë të luajë me lojtarë nga kombësi të ndryshme e ka ndihmuar shumë, edhe pse spanjishtja e tij linte shumë për të dëshiruar.

Shpeshherë, Sadiku bashkonte fjalë nga italishtja, por gjithsesi ia doli të jepte mesazhin e tij. 26-vjeçari megjithatë ia doli të bënte për vete disa nga tifozët spanjollë të Levantes.

Ka nga ata që filluan të vinin në lojë Bejlin, për faktin që ka disa vite në Spanjë dhe preferon t’i japë intervistat në gjuhën angleze. “Më një ditë në stërvitje dhe nisi të flasë spanjisht.

Bejl ka vite që luan këtu dhe akoma nuk di të flasë”, shkruante njëri prej tifozëve të Levantes, i cili i uronte fat Sadikut dhe krenohej me blerjen që kishte bërë skuadra e tij.

sadiku31-470x327

Megjithatë, në deklaratën e tij Sadiku tha se me Enis Bardhin do të fliste në gjuhën shqipe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"