Sadiku drejt Turqisë, e pret ylli brazilian që përdhunoi vajzën shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2018 | 20:49

Sadiku drejt Turqisë, e pret ylli brazilian që përdhunoi vajzën shqiptare

Armando Sadiku me shumë gjasa do të largohet nga skuadra e Levantes. Sulmuesi shqiptar nuk është në planet e spanjollëve, si rrjedhojë ai duhet të zgjedh një klub tjetër ku mund të aktivizohet si titullar.

Sadiku

Pas Arisit të Selanikut, interes për bomberin e Kombëtares kanë shfaqur edhe 2 skuadrat turke Rizespor dhe Sivaspor. Te kjo e fundit aktivizohet edhe futbollisti brazilian Robinjo. Pak kohë më parë, ish-futbollisti i Milanit dhe i Realit u dënua me 9 vite burg nga gjykata e Milanos, pasi kishte përdhunuar një shqiptare, por ai vijon të jetë i lirë dhe vazhdon karrierën në Turqi.

Robinjo Milan

Edhe pse dënimi ishte i formës së prerë, braziliani nuk mund të përfundojë në burg. Pikë së pari pasi futbollisti, ka të drejtë të apelojë vendimin, por edhe sepse Brazili nuk e lejon ekstradimin e shtetasve të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"