Sadiku dhuron mijëra euro për bamirësi dhe feston ditëlindjen me familjen. Na prezanton dhe të fejuarën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2018 | 23:02

Sadiku dhuron mijëra euro për bamirësi dhe feston ditëlindjen me familjen. Na prezanton dhe të fejuarën

I ftuar surprizë në programin “Dua të të bëj të lumtur” për Xhuljon, djalin e vogël që ëndërronte të bëhej futbollist, ishte lojtari i Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku. Arbana Osmani zbuloi një anë të futbollistit që nuk e kishim njohur më parë.

Armando të gjitha paratë që kishte fituar nga një fushatë publicitare i kishte dhuruar për të rindërtuar shtëpitë e disa familjeve në vendin ku ishte rritur.

d4

Gjithashtu ai kishte dhe ditëlindjen e 27-të disa ditë më parë. Arbana kishte ftuar për të festuar së bashku ditëlindjen në studio prindërit dhe të fejuarën e tij.

Kohë më parë nëpër portale dhe në gazeta qarkulloi lajmi se Armando Sadiku ishte fejuar, por sot për herë të parë në programin “Dua të të bëj të lumtur” u njohëm me Elonën, vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

Prindërit e uruan Armandon për ditëlindjen e tij dhe i uruan sa më shumë suksese dhe sa më shumë gola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"