Sadiku dhe Xhaka, mungesat në fundjavë ishin të planifikuara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2017 | 17:10

Sadiku dhe Xhaka, mungesat në fundjavë ishin të planifikuara

Armando Sadiku është kursyer për Ligën e Kampioneve nga trajneri i Levias së Varshavës në fitoren e fundit të skuadrës polake në kampionat, 0-1 në transfertën kundër Plokut. Kjo ka qenë arsyeja përse bomberi i Shqipërisë nuk është aktivizuar këtë javë në elitën e futbollit polak, Ekstraklasa.

sadiku

Me sa duket, rrotacioni ka dhënë rezultat për trajnerin Magiera, i cili e ka kursyer Sadikun për ndeshjen e rëndësishme të “play-off”-it të Ligës së Europës, që do të ketë këtë të enjte në transfertën e vështirë në fushën e moldavëve të Sherif Tiraspolit. Pavarësisht startit jo shumë të mirë të kampionatit në Poloni të skuadrës së tij, 26-vjeçari renditet mes liderëve pas gjashtë javëve të para për asistet e dhëna, me dy pasime për gol.

XHAKA

Zbulohet edhe arsyeja e mungesës së Taulant Xhakës me Bazelin në ndeshjen kundër Luganos në “Jakobspark”. Mesfushori nuk u grumbullua nga trajneri Viki, për shkak të një gjendjeje gripale, e cila nuk i kishte lejuar që të merrte normalisht pjesë në stërvitje gjatë ditëve të fundit.

Tulant xhaka

Kampionët e Zvicrës u ndalën në një barazim 1-1 në shtëpi dhe pas pesë javëve të para, ata renditen në vendin e tretë, me pikë të barabarta me Jang Bojsat (10), të cilët përpara kanë vetëm Zyrihun me një pikë më shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"