Sadedini me “sytë” nga Ribaj, Flamurtari në hall. Sulmuesi nuk është federuar ende

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2019 | 14:03

Sadedini me “sytë” nga Ribaj, Flamurtari në hall. Sulmuesi nuk është federuar ende

Andi Ribaj nuk është federuar ende. Pritej që dje sulmuesi fierak të regjistrohej në sistem, por kjo procedurë nuk është mbyllur. Si lojtari, ashtu edhe drejtuesit e klubit janë në pritje.

Andi Ribaj Flamurtari

Shpresohet që 29-vjeçari të jetë i gatshëm për ndeshjen e kësaj jave kundër Bylisit. Shpresat e stafit teknik janë të varura tek ai, e sidomos kur dihet që mungon shkodrani Xhevahir Sukaj. Sulmuesi ka dëmtuar kaviljen dhe do i duhet pak kohë që të rikuperohet.

Sakaq, skuadra ka vijuar përgatitjet intensive edhe dje. Stafi teknik është shfaqur mjaft kërkues dhe po mundohet që të evitojë gabimet e shfaqura në këto 5 javë. Kërkohet me çdo kusht kthesa dhe shpresat për të marrë të parën fitore, pasi siguruan pikën e parë, janë rritur.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"