Sabotim në Serinë A! Mundohen të shkatërrojnë barin e stadiumit me kripë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 18:57


Sabotim në Serinë A! Mundohen të shkatërrojnë barin e stadiumit me kripë

Policia e Salernos ka nisur hetimet zyrtare për akt vandalistik dhe shkatërrim prone, pasi persona ende të paidentifikuar janë munduar që të shkatërrojnë tapetin e stadiumit të Salernitanës e cila në këtë sezon luan në Serinë A.

salernitana

Sot në mëngjes, kur kanë mbërritur në stadiumin “Areki”, punëtorët kanë zbuluar se në terren kishte të hedhur kripë. Ajo ishte shpërndarë kryesisht në zonën para dy pankinave, si dhe në zonën e rreptësisë, atë para tribunës veriore ku zakonisht rrinë ultrasit e Salernitanës.

Menjëherë është lajmëruar policia edhe pse nuk dihet ende arsyeja pse persona të paidentifikuar kanë bërë një gjë të tillë. Stadiumi nuk ka roje natën, pasi është në pronësi të Bashkisë dhe punëtorët e saj vijnë vetëm në mëngjes për ta hapur. Dyshimet janë se është bërë me qëllim për të dëmtuar terrenin e lojës, pasi kripa shkatërron barin dhe nuk e lejon rritjen e tij.

PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/