Sabjen Lilaj drejt Palermos, ja çfarë e mban “peng” transferimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2018 | 16:07

Sabjen Lilaj drejt Palermos, ja çfarë e mban “peng” transferimin

Sabjen Lilaj mendohet se do të luajë nesër ndeshjen e fundit me skuadrën e Skënderbeut, pasi mesfushori pritet të nisë një aventurë të re jashtë vendit. Kohë më parë u tha se mesfushori korçar ka arritur një marrëveshje me klubin italian të Palermos. Por, ky transferim varet nga e ardhmja e italianëve, të cilët mund ta bëjnë të tyre 29-vjeçarin nëse ngjiten në Seria A.

Lilaj-470x313

Palermo është ende në lojë për ta arritur këtë objektiv, pasi do të luajë fazën “play-off”. Palermo, Frozinone, Venecia, Çitadela, Bari dhe Peruxhia janë skuadrat që do të ndeshen në këtë fazë për të siguruar një vend për Seria A.

Lilaj

Ndërmjetës për këtë transferim të bujshëm të korçarit te klubi sicilian është bërë ish-mesfushori i Kombëtares, Edvin Murati. Lilajt i mbaron kontrata me Skënderbeun, kështu që Palermo mund ta rrëmbejë me parametër zero mesfushorin. Nga ajo që është thënë në fillim, Lilaj pritet të përfitojë 250 mijë euro në sezon te Palermo, nëse gjithçka finalizohet me sukses.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"