Sabien Lilaj e nis nga stoli, sulmi nuk ndryshon. Ja formacioni i mundshëm i Dinamos ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 11:31

Sabien Lilaj e nis nga stoli, sulmi nuk ndryshon. Ja formacioni i mundshëm i Dinamos ndaj Partizanit

Humbja në derbin me Tiranën e bën edhe më të rëndësishme Kupën për Dinamon, që me anë të këtij kompeticioni mund të shpëtojë sezonin.

PARTIZANI DINAMO

Blutë kanë përpara një pengesë të fortë, Partizanin, dhe e dinë mirë se çfarë duhet të bëjnë për kualifikimin. Trajneri Shkëmbi ka dhënë dje udhëzimet e fundit për të tijtë duke fiksuar edhe formacionin.

Dinamo do të zbresë sot në tapetin e “Air Albanias” me një ndryshim. Sabien Lilaj do ta nisë nga stoli. Mesfushori korçar pati shqetësime ndaj Tiranës dhe u zëvendësua për të mos rrezikuar.

Për të njëjtën arsye ai do të nisë derbin e sotëm nga stoli dhe pritet të zëvendësohet nga Siljanovski. Mbrojtja dhe sulmi nuk ndryshojnë.

Para portierit Simoni do të rreshtohen Maliqi, Sofranak, Imami dhe Ali Samake.

Treshja e mesfushës do të përbëhet nga Sidibe, Demiri dhe Siljanovski, ndërsa në sulm përsëri do të luajnë nga minuta e parë Denison në të majtë, Ibraimi në qendër dhe Bardhi në të djathtë.

din

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"