Sa shumë talent dhe sa pak liderë te Shqipëria! Kombëtarja nuk ka “ustallarë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2020 | 22:45

Sa shumë talent dhe sa pak liderë te Shqipëria! Kombëtarja nuk ka “ustallarë”

Sot mund të flasim për një nga brezat më të talentuar që ka Shqipëria. Ka lojtarë nga e gjithë Europa, që luajnë rregullisht atje ku janë dhe që janë pjesë e klubeve të rëndësishme. Mirëpo, për shkak të moshës duke qenë kryesisht të rinj, por edhe për shkak të pozicioneve të tyre në klubet respektive, e vuajmë edhe në Kombëtare. Çfarë? Nuk janë liderë atje ku janë dhe nuk e bëjnë dot as kur vijnë në ekipin përfaqësues, përtej cilësive apo freskisë së moshës që kanë.
shqiperia

KEMI SHUMË TALENT…
Sot në ekip ka me të vërtetë cilësi dhe talent. Ka një moshë të re dhe perspektivë, ama nuk ka protagonizëm siç dikur kishte Cana & CO. Në ekip nuk ka sot as grintën që ka Xhaka te Bazeli. Lojtarin shpërthyes në fushë. Është edhe çështje karakteri… Pra nuk ka më lojtarë me një sedër të madhe, grintë që e shprehin dhe të udhëheqin të tjerët. Në stadium bosh dhe pa tifozë, sot nuk bërtet asnjë. Nuk drejton asnjë në fushë që të ulërijë dhe të ngjallë dëshirë te të tjerët. Dëgjohet vetëm zëri i trajnerit që korrigjon vendosjen taktike të secilit në çdo moment. Thomas Strakosha është i ri. I zoti. Shumë i talentuar dhe i shkëlqyer. Ama ka një tjetër natyrë dhe është si të thuash “i qetë”. Gjimshiti është bërë i padiskutueshëm tek Atalanta, i shkëlqyer në atë rol, por nuk e bën dot karakterin e liderit. As si tipi “Mavraj”, që e kishte në gjenet e tij.

… POR MUNGON NJË LIDER
lorik cana

Shqipëria e vuan mungesën e një lideri, edhe për shkak se nuk ka shumë kapitenë në ekip. Shumë flasin për mungesën e Canës. Me të drejtë, por kujtohuni pak. Cana ishte kapiten te Marseja, u bë i tillë edhe te Sandërlendi. Ishte i rëndësishëm te Lacio. Gjithashtu edhe te Gallatasaraji. Pa harruar, që në kohën e tij, kishte edhe kapitenë të tjerë njëkohësisht.
847765_1_articledetail_120507-spor-3-lala3-jpg
Lala një legjendë dhe kapiten i Hanoverit. Skela, më vonë kapiten te Kotbus. Apo kishte ustallarë, si Igli Tare. Lojtarë me peshë si Alban Bushi apo Edvin Murati që ishin të rëndësishëm, jo vetëm në Kombëtare, por edhe në ekipet e tyre. Kishte lojtarë si Erion Bogdani, me shumë eksperiencë që në një mënyrë apo një tjetër e nxirrte një gol me forcë. Po sot, kush është kapiten në ekipet e tyre? Thuajse asnjë. Kjo i mungon shumë.

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"