Sa shumë surpriza në elitë, Shqipëria ka shpresa për kreun. Mësoni renditjet dhe verdiktet e para të Ligës së Kombeve për sfidat e qershorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2022 | 15:55

Sa shumë surpriza në elitë, Shqipëria ka shpresa për kreun. Mësoni renditjet dhe verdiktet e para të Ligës së Kombeve për sfidat e qershorit

Liga e Kombeve ka mbyllur sfidat e saj të para në muajin qershor, me kombëtaret që shkojnë me pushime dhe priten të rikthehen në shtator për të luajtur dhe raundet finale.

liga e kombeve

Në Ligën A ka pasur shumë surpriza, me kampionët në fuqi të Francës që kanë humbur çdo mundësi për të ruajtur trofeun dhe me Anglinë që ndodhet në vendin e fundit me vetëm 2 pikë në grup me Gjermaninë, Italinë dhe Hungarinë. Kjo e fundit kryeson grupin e “ferrit”, duke lënë pas tre gjigantët europianë. Për sa i përket të tjerave, Spanja dhe Holanda kryesojnë grupet e tyre.

a

Në Ligën B, Kombëtarja shqiptare ka ende shanse për të marrë kryesimin e grupit, ku duhet t’i fitojë të dyja përballjet e mbetura me Islandën dhe Izraelin. Ndërsa sa i përket grupeve të tjera, Norvegjia, Bosnje & Hercegovina dhe Ukraina kryesojnë për të shkuar në Ligën A.

b

Në Ligën C, Greqia është bërë e vetmja kombëtare që ka siguruara një vend për të luajtur në Ligën B, ndërsa Turqia, Gjeorgjia dhe Kazakistani janë një hap ngjitjes. Kosova nga ana e saj, është vetëm një pikë larg për të ruajtur pozicionin e saj në Ligën C.

c

Nga Liga D, Letonia është kombëtarja që pritet të ngjitet nga Grupi 1, ndërsa në Grupin 2, është një luftë e hapur mes Estonisë dhe Maltës.

d

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"