Sa shumë sulmues te Partizani, por të kuqtë kanë vetëm… “pyka”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 22:33

Sa shumë sulmues te Partizani, por të kuqtë kanë vetëm… “pyka”

Partizani ka një skuadër me plot gjashtë sulmues, çka e bën një ekip mjaft të plotë dhe jep sinjale se Kolela do të hasë vështirësi për të vendosur mbi formacionin.

telushi partizani

Gjithsesi, nëse luan me tre lojtarë në sulm, për trajnerin lindin probleme, sepse të kuqtë nuk kanë asnjë sulmues tipik krahu. Tedi Cara dhe Remzifaik Selmani, që nuk i është bashkuar ende skuadrës, janë dy sulmuesit e vetëm, që mund të mbulojnë edhe krahët e ofensivës, megjithëse roli i tyre kryesor është si qendërsulmues.

Kolela

Mba, Mensah, Shahaj dhe Dragaj janë lojtarë, që nuk i mbulojnë anët e sulmit, pra janë “pyka” të deklaruara. Ky pa dyshim është një detaj i rëndësishëm për “demat”, që me siguri e kanë një zgjidhje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"