Sa shumë mungesa për Skënderbeun, Kamza ëndërron fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2018 | 11:17

Sa shumë mungesa për Skënderbeun, Kamza ëndërron fitoren

Skënderbeu vjen me shumë mungesa dhe dilema të mëdha për formacionin në ndeshjen e sotme kundër Kamzës në transfertë. Mbrojtësit Bajram Jashanica dhe Kristi Vangjeli nuk do të jenë të gatshëm për shkak dëmtimesh dhe kartonësh. Me Afrim Takun, që ende nuk është kthyer nga Amerika, shkon në tre numri i mungesave, ndërsa edhe Tefik Osmani, i cili ka qenë pranë vëllait të tij në ditët e fundit, do ta nisë takimin nga stoli.

Kamza-Skenderbeu-470x313

Problemi më i madh për momentin është se kush do të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes. Bruno Dita është mundësia më e madhe për të zëvendësuar Vangjelin.  Pjesa tjetër e grupit është thuajse e njëjtë me atë skuadër që u hodh në fushë kundër Teutës për Kupë.

Skenderbeu55

Ndërkohë, te Kamza është një situatë shumë optimiste, teksa pas dy barazimeve radhazi ndaj Skënderbeut, sot shpresohet te një fitore, që do të konsolidonte edhe më tepër pozitat e skuadrës së Ramadan Ndreut. Mungesë e sigurt për Kamzën është japonezi Masato Fukui, i cili ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.

Kamza

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"