Sa shumë lëvizje/ Liqenorët e Pogradecit, një “kantier” në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 23:38

Sa shumë lëvizje/ Liqenorët e Pogradecit, një “kantier” në merkato

Pogradeci, një “kantier” në merkato. Edhe pse do të luajnë në Kategorinë e Dytë, duket se liqenorët nuk e kanë marrë lehtë garën dhe kanë ndërhyrë fuqishëm në merkato.

pogradeci

Me lëvizjet e bëra në muajt e verës, mund të llogariten që tani si pretendentë për ngjitjen. Rikthimet e shumta të lojtarëve pogradecarë që kanë milituar edhe në elitë, disa afrime të lojtarëve korçarë sezonin e kaluar luajtën për Maliqin dhe dy brazilianë duket se kanë kthyer optimizmin te tifozët dhe sigurisht te stafi. Në stërvitje prej fillimit dolën Hidri, Shyti, Berberi dhe Allillari. Më pas u bashkuan dhe katërshja e Maliqit: Isufi, Këndezi, Rapo e Ivani. Pa harruar këtu portierin Beqiri të Devollit.

Në miqësoret që u zhvilluan ranë në sy mbrojtësi serb Çirkoviç edhe dy brazilianët Junior dhe Carlos, ekzaktësisht mesfushor qendror dhe sulmues krahu. Por goditja “big” e ditëve të fundit ka qenë ajo e portierit Baçi. Gardiani është rikthyer në skuadër pas aventurës te Tomori. Drejtuesit kanë menduar që të ruajnë edhe bazën e lojtarëve të sezonit të kaluar si Hysenllari, Jahaj, Topllari, Shkullaku, Liçkollari e Pura.

REDI DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"