Sa shumë kandidatë për stolin e Flamurtarit, në skenë edhe Lika

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2018 | 14:01

Sa shumë kandidatë për stolin e Flamurtarit, në skenë edhe Lika

Flamurtari hap tenderin për trajner. Drejtuesit e klubit vlonjat janë angazhuar që brenda jav- ës skuadra të ketë trajnerin e ri. Por, administratori Sinan Idrizi është i vendosur që trajneri i ri të jetë një njohës i mirë i kampionatit shqiptar dhe po i qëndron fort kësaj teze. Administratori nuk dëshiron që të dështojë në sezonin e ri, ashtu sikundër ndodhi në sezonin që sapo u mbyll.

Lika2
Në klub thonë se emrin e trajnerit të ri do ta kenë brenda kësaj jave dhe në fakt janë disa kandidatë, të cilët përfliten. “Panorama Sport” zbuloi se Flamurtari interesohet për ish-trajnerin e Kombëtares Shqiptare U-21, Skënder Gega. Ish-mbrojtësi i “demave të kuq” dhe Kombëtares ishte në Vlorë për të parë nga tribuna e stadiumit ndeshjen e javës së 35- të mes Flamurtarit dhe Partizanit, ku shoqërohej nga Eqerem Memushi. Një tjetër kandidaturë potenciale është edhe ajo e ish-trajnerit të Luftëtarit dhe Kukësit, Mlladen Milinkoviç. Nuk dihet se në çfarë faze janë bisedimet me Gegën dhe Milinkoviçin.

LIKA – Burime pranë administratorit të Flamurtarit, Sinan Idrizi, bëjnë me dije për “Panorama Sport” se klubit i kanë propozuar edhe dy trajnerë, një italian dhe një kroat. Por, Idrizi preferon një trajner shqiptar apo edhe ndonjë të huaj, por që ka punuar në kampionatin shqiptdhe e njeh Superioren. “Panorama Sport” zbulon se drejtuesit e klubit kanë piketuar si kandidat për trajner edhe Hasan Likën. Këtij të fundit i përfundon kontrata me Luftëtarin dhe është i lirë. Lika arriti sukses të padiskutuar me gjirokastritë këtë sezon duke i çuar ata në Kupat e Europës. Ky është edhe shkaku që vlonjatët e kanë piketuar, por edhe për eksperiencën e tij të gjatë, pasi ka drejtuar shumë ekipe dhe e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar.

dajaa

DAJA
– Një tjetër kandidat për stolin vlonjat është edhe Ilir Daja. “Panorama Sport” mëson se drejtuesit pëlqejnë afrimin e trajnerit kryeqytetas. Duke qenë se kanë projekt ambicioz për sezonin e ri, kërkohet një trajner kampion dhe për momentin Ilir Daja mbetet një kandidat potencial, duke qenë se këtë sezon fitoi kampionatin dhe Kupën në drejtim të Skënderbeut. Por, për afrimin e Dajës ka një problem në mes. Ai mund të afrohet te Flamurtari vetëm nëse KAS-i lë në fuqi dënimin për Skënderbeun. Nuk dihet nëse Ilir Daja ka pasur kontakt ose jo me drejtuesit e Flamurtarit, por emri i tij qarkullon si kandidat në Vlorë.

edmonnd licaj

LIÇAJ
– Bie pista e Edmond Liçajt për drejtimin e Flamurtarit dhe shkak është bërë mosha e madhe. Por, mësohet se edhe vetë ish-trajneri vlonjat e ka refuzuar pak a shumë këtë ofertë. Gjithsesi, Liçaj pritet të jetë pjesë e stafit drejtues. Idrizi do t’i besojë ish-trajnerit postin e drejtorit në klub, duke e rikthyer te Flamurtari. Kjo pritet të jetë java e rinovimeve te kuqezinjtë. Vlonjatët synojnë që të mbajnë për sezonin e ri disa nga lojtarët kryesorë që mbyllën sezonin. Flamurtari kërkon që të rikonfirmojë në portë Adis Nurkoviç. Po ashtu do t’u kërkohet rinovimi edhe Pollozhanit, Mustës, Siljanovskin dhe Useinit. Të pestë këta lojtarë janë në Vlorë, ende nuk janë larguar dhe mbeten në pritje të rinovimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"