Sa shumë “ish”-ë në një ndeshje, Kukësi-Partizani bashkon shumë emra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2020 | 17:10

Sa shumë “ish”-ë në një ndeshje, Kukësi-Partizani bashkon shumë emra

Kukësi-Partizani është e vlefshme për javën e dytë të kampionatit dhe ky duel është i 29-ti mes dy skuadrave në elitën e futbollit shqiptar. Kjo sfidë e së dielës, që do luhet në stadiumin “Loro Boriçi” është edhe një përballje ish-ësh, ku triumfues dalin kuksianët.
Kukesi Partizani
Skënder Gega, trajneri që i riktheu titullin kampion Partizanit pas 26 viteve, të dielën për herë të parë do të jetë ndaj ish-skuadrës së zemrës. Ndërsa lojtarët me statusin e ish-it te Kukësi janë portieri Dashamir Xhika, Blerim Kotobelli dhe Elian Çela. Por te verilindorët ish-ë janë edhe trajneri i portierëve, Florjan Ristani, dhe drejtoi Nderim Nexhipi. Ndërsa ish te Partizani janë braziliani Ulliam Melo dhe pjesëtari i stafit mjekësor, Erjon Baçova.

STATISTIKA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"