Sa shumë dashamirësi për “Pipo” Inzagin, humbi portofolin, por ia rikthen një…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 16:07

Sa shumë dashamirësi për “Pipo” Inzagin, humbi portofolin, por ia rikthen një…

Shumë prej nesh, fatkeqësisht i ka ndodhur që të humbin portofolin dhe në mënyrë të trishtë, në shumicën e rasteve, fundi nuk ka qenë aspak i lumtur.Pippo_Inzaghi_Bologna

Por Filipo Inzagit fati i ka buzëqeshur… Siç mësohet nga media italiane, trajnerit të Beneventos, kryesues i Serisë B me 12 pikë avantazh nga ndjekësja më e afërt, kishte humbur portofolin në një parking, pranë një supermarketi, saktësisht në rrugën “Pietro Nenni”.

Por një zonjë, e cila e kishte vënë re dhe e kishte marrë, ndryshe nga sa mund të bënin pjesa më e madhe e njerëzve, nuk e ka përvetësuar, përkundrazi e ka dorëzuar në duart e komandantit të karabinierisë së provincës, i cili ka lajmëruar menjëherë Filipo Inzagin për t’i dhënë lajmin e mirë.

Trajneri i Beneventos ka parë t’i rikthehet në pronësi portofoli, me gjithçka kishte brenda dhe ndoshta për këtë grua zemërmirë, mund të vijë shumë shpejt një “dhuratë” ose ndonjë surprizë nga ish-goleadori i Juventusit, Milanit dhe Kombëtares së Italisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"