Sa pak minuta në vitin 2021, Kumbulla për “hakmarrje” në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 10:34

Sa pak minuta në vitin 2021, Kumbulla për “hakmarrje” në Kupë

Roma do të presë Specian në “Olimpico” në orën 21:15 në takimin e fundit e vlefshëm për 1/8 e Kupës së Italisë. Pas leksionit në derbi, verdhekuqtë do të tentojnë të bëjnë kthesën sot në mbrëmje.

Marash-Kumbulla-ROma-1

Derbi i parë për Marash Kumbullën rezultoi i humbur edhe pse nuk luajti, por sot trajneri Fonseksa prite të bëjë ndryshime, sidomos pas gafave të Ibanjezit ndaj Lacios. Rolin e spanjollit pritet ta marrë pikërisht mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, i cili prej verës së kaluar mban fanellën e Romës.

20-vjeçari do të jetë titullar në takimin e sotëm kundër Specias, pasi ka munguar në dy daljet e fundit në kampionat të Romës. Në total sivjet ai ka luajtur 14 herë, por pavarësisht ecurisë për të mos u ankuar, ai në këtë 2021 ka qenë në fushë për vetëm 27 minuta në fitoren kundër Romës kur hyri në fushë pasi shokët e tij e kishin çuar sfidën në shifrat 3-0.

PANORMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"