Sa pak interes për derbin e Tiranës, janë shitur vetëm 1200 bileta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2017 | 9:31

Sa pak interes për derbin e Tiranës, janë shitur vetëm 1200 bileta

Bojkoti i “Tirona Fanatics” ka dhënë efektet e veta edhe për derbin. Pa ata në stadium, edhe shitja e biletave ka ecur me ritëm krejt të ulët. Prej dy ditësh kanë dalë në treg, megjithatë zyrtarisht nga klubi bardheblu konfirmojnë se numri i tyre ka shkuar mbi 1200.

partizani tirana derbi ekuban gol

Mbi 700 janë “zaptuar” prej të kuqve, ndërsa bardheblutë kanë blerë vetëm 500. Megjithatë, situata mund të ndryshojë sot. Dihet që në vendin tonë gjithnjë tifozët e lënë për në moment të fundit blerjen e biletës, ndaj mund të ndodhë që pjesa e mbetur të “avullohet” deri në orarin e derbit të madh të kryeqytetit. Është e sigurt që tifozët e Tiranës nuk do të mungojnë, por edhe këtë herë s’do të jenë të organizuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"