“Sa kisha mbushur 17-vjeç”, Kushta bëhet nostalgjik dhe hap arkivat: Ju tregoj golin tim të parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 11:01

“Sa kisha mbushur 17-vjeç”, Kushta bëhet nostalgjik dhe hap arkivat: Ju tregoj golin tim të parë

Në këtë periudhë të vështirë, ku i gjithë vendi është izoluar për shkak të koronavirusit, legjenda vlonjat Sokol Kushta është bërë nostalgjik për të shkuarën e tij, teksa ka hapur arkivat dhe ka gjetur një foto duke treguar se ndaj Tiranës, asokohe 17 Nëntori ka shënuar golin e parë.

SOKOL kUSHTA

Ishte vetëm 17-vjeç, kur Kushta gjeti golin e parë në karrierë me Flamurtarin, nga ku do të niste dhe një histori e lavdishme.

“Flamurtari – 17 Nëntori, viti 1981. Vlorë. 3-3. Ky ishte goli im i parë. Sa kisha mbushur 17 vjeç”, shkruan Kushta në diçiturën e fotos.

kushta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"