“Sa keq që Kosova nuk u kualifikua!” trajneri i Anglisë i mahnitur nga pritja: Jemi të nderuar, nesër… eksperimente

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 21:22

“Sa keq që Kosova nuk u kualifikua!” trajneri i Anglisë i mahnitur nga pritja: Jemi të nderuar, nesër… eksperimente

Tekniku i Anglisë, Garet Sauthgejt, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme që do zhvillojë ndaj Kosovës.

sauthgejt1

Ai u shpreh se ka mbetur i befasuar nga pritja që i kanë bërë atij dhe Anglisë në Prishtinë, ndërsa deklaroi se i vjen keq që Kosova nga ana tjetër nuk arriti të kualifikohej për në Europian.

ATMOSFERA – Nesër është një ditë feste në Kosovë. Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme në stadium. Fatkeqësisht Kosova e humbi shansin të kualifikohet në Evropian, ta arrijë një rezultat historik. Gjithsesi se lojtarët e Kosovës do të mundohen të na mundin, por ekipet do të luajnë pa presion. Pritja ndaj nesh këtu ka qenë brilante

MBËSHTETJE – Na kanë pritur shumë mirë që kur kemi zbritur në Prishtinë. Jemi të nderuar që jemi në Kosovë. Ka pasur shumë qytetar që na kanë pritur. Ka pasur edhe ushtarë dhe na kanë dhënë një ndjenjë të veçantë. Ne e kemi siguruar kualifikimin, por megjithatë renditja në tabel ka shumë rëndësi dhe ky është motivi që të fitojmë nesër”

EKSPERIMENTE – Çdo lojtar që do ta ketë rastin nesër duhet të performojmë sa më mirë, për ta pasur parasysh në të ardhmen. Ne pasi jemi kualifikuar, e kemi mundësinë që në ndeshjet e ardhshme të eksperimentojmë dhe t’i provojmë lojtarët. Ne në ndeshjen me Çekinë e kemi merituar të humbnim, ata e merituan fitoren. Ne në dy vitet e fundit kemi pasur progres dhe synojmë të kemi sukses në Evropian

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"