“Sa jep FSHF për titullin, unë e kisha vetëm një premio te Skënderbeu”, batuta e Takajt: Shteti ynë tani nuk e di as se ku e ka dorën…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 14:51

“Sa jep FSHF për titullin, unë e kisha vetëm një premio te Skënderbeu”, batuta e Takajt: Shteti ynë tani nuk e di as se ku e ka dorën…

Në kohën e pandemisë qeveria injoroi sportin, duke mos e futur në paketën ndihmëse financiare, siç dhe bëri me profesionet e tjera. Natyrisht indinjata ishte e madhe nga komuniteti i futbollit dhe përveç presidentit të FSHF-së, Armand Duka, ngritën zërin të gjitha klubet.ardjan takaj

Ardjan Takaj bën një batutë në lidhje me këtë. “Shteti ynë, jo vetëm që e ka lënë pas dore futbollin, por nuk e di as se ku e ka dorën tani…”, është shprehur me humor presidenti i Skënderbeut.

FSHF jep prej afro dy dekadash të njëjtin shpërblim për klubin fitues të Kategorisë Superiore dhe të gjitha niveleve të tjera në futbollin shqiptar. Natyrisht, 100 milionë lekë të vjetër për atë klub që fiton titullin është shumë pak.

Takaj, i pyetur nëse ai dhe kolegët e tij duhet të ngrenë zërin në mënyrë që FSHF të rishikojë çështjen e shpërblimeve, dha këtë përgjigje: “Duhet t’i përgjysmojë madje (qesh). Me aq lekë sa jep FSHF për titullin kampion, unë ia jepja ekipit premio vetëm për një kualifikim”, u shpreh Takaj për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"