“Sa afër ishim”, Gasperini ndjen keqardhje për eliminimin dramatik dhe “qan” rastin e Gjimshitit: Dolën fjalët e Murinjos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2020 | 23:54

“Sa afër ishim”, Gasperini ndjen keqardhje për eliminimin dramatik dhe “qan” rastin e Gjimshitit: Dolën fjalët e Murinjos

Atalanta u eliminua në mënyrë dramatike në çerekfinalet e Championsit teksa u përmbys në sekondat e fundit nga PSG-ja me rezultatin, 1-2. Në prononcimin pas ndeshjes, për “Sky Sport”, arkitekti i bergamaskëve, Gasperini, shprehu keqardhje për këtë eliminim, duke deklaruar:

gasperini

“Duhet të them se ka shumë keqardhje për këtë eliminim. Iu afruam shumë, ishim shumë afër. Dukej sikur mund ta bënim diçka të tillë dhe do të ishte një arritje e madhe.

Gjithsesi kënaqësia mbetet për përvojën e përjetuar, një Champions ku kemi ardhur në rritje kundër ekipeve më të mira në Europë. Unë vetëm mund t’i falenderoj këtë djem. Champions-i është një kompeticion shumë i veçantë. Ishte kompeticioni i detajeve, siç tha Murinjo dhe detajet janë ato që vendosin kur ekziston ekuilibri. Kishim një rast me Gjimshitin dhe një kundërsulm ku mund të kishim bërë më mirë”, u shpreh tekniku i Atalanta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"