Rusta dhe Deliallisi të fiksuar, Tiranës i “mbaron” boja e printerit/ Ja pikantet e ndeshjes
-Gjyqtarja Emanuela Rusta, 20 minuta para nisjes së takimit, kontrollon monitorin e VAR-it nëse funksionon apo jo.
-As tifozët e Erzenit nuk mungojnë në sfidën me Tiranën. Janë rreth 400 tifozë që kanë ardhur nga Shijaku të ndarë në dy grupe, një në tribunën B dhe një në sektorin mik, madje duke hedhuredhe tymuese në fushë.
-Tifozët e Tiranës, rreth 1000 veta në stadium, të ndarë mes tribunës A dhe pjesës përballë të stadiumit.
-Tirana luan me fanellat e dyta, ato të bardha, duke lënë në sirtarbluzat klasike bardheblu.
-Trajneri Deliallisi shumë aktiv gjatë gjithë fillimit të lojës. Udhëheq çdo veprim të skuadrës.
-Pas golit të pësuar, Orges Shehi udhëzon gjithë repartin e sulmitse si duhet të lëvizë.
-Tiranës i “mbaron” boja e printerit. Punonjësit e klubit detyrohen t’i printojnë protokollet te kancelaritë jashtë stadiumit.
-Hoxhallari është çarë në vetull dhe mjekohet dy herë nga stafi mjekësor, pasi ka gjakderdhje në fushë.
-Orges Shehi në minutën e 35- të ndryshon Hoxhallarin me Najdovskin në mesin e fushës, pasi skema e tij e parandeshjes nukfunksionon.
-Probleme me një “fair play” nëfushën e lojës. Pas një ndërprerjeje për një shqetësim të njëlojtari të Tiranës, futbollistët e Erzenit protestojnë për një nisje loje pa mendje të bardhebluve.Gjyqtarja kthen topin në anësore, duke kthyer baraspeshën.
– Tri zëvendësime njëherësh për Tiranën në pjesën e dytë. Shehikërkon të kthejë lojën, por nuk ia del.
-Trajneri i Erzenit, Afred Deliallisi, duket se ka fiksim dy gjëra. Të pijë ujë vetëm me shishen e tij dhe të ecë lart e poshtë përgjatëpankinës për minutat e mbetura të fundit të lojës dhe shtesës.
Tifozët e Tiranës protestojnë për shtrirjen e lojtarëve të Erzenitnë fushë. Disa herë protestat kanë qenë të mëdha nga tifozëriavendëse që kërkonte nga shijakasit të luanin futboll.
-Mbledhje te Tirana në fund të ndeshjes. Trajneri Orges Shehi, trendihmësit e tij, drejtori Tefik Osmani dhe kapiteni Ilion Lika. Të gjithë diskutuan gjatë për situatën e skuadrës në prag të ndeshjes derbi. Duket se mbledhja e madhe do të jetë sot në “Skënder Halili”.
-Për koincidencë edhe sezonin e shkuar Tirana u mund në sfidëne parë të kampionatit me Erzenin e Shijakut, po me rezultatin 1-0, asokohe në “Elbasan Arena”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"