Rusia përjashtohet nga Lojërat Olimpike Dimërore…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2017 | 19:59

Rusia përjashtohet nga Lojërat Olimpike Dimërore…

Rusia është përjashtuar nga Lojërat Olimpike Dimërore, në Piongçang, nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik. Pas një hetimi për përdorim të dopingut  në lojërat e 2014-s, të mbajtura në Soçi të Rusisë, presidenti i Komitetit, Tomas Bah e dha njoftimin këtë të martë në Lozanë.

rusia

Bordi drejtues ka arritur në këtë vendim pasi lexoi rekomandimet e hetimit 17 mujor. Komiteti Olimpik i Rusisë është përjashtur nga Lojërat Dimërore që do të mbahen në Korenë e Jugut, por atletët rus, të cilët e provojnë se janë të pastër nga ana e dopingut, ftohen të marrin pjesë nën një flamur neutral.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"