Rusia nuk gjen qetësi, një tjetër sportist përjashtohet për doping

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2020 | 19:13

Rusia nuk gjen qetësi, një tjetër sportist përjashtohet për doping

Sportisti rus i kërcimit së gjati Aleksandër Shustov është përjashtuar për 4 vite nga garat ndërkombëtare. Shustov ka qenë kampion në vitin 2010 me kombëtaren e tij dhe është përjashtuar pasi akuzohet se ka përdorur doping.

shustov12

Sportisti rus që është tërhequr nga të gjitha eventet sportive në vitin 2017 është përjashtuar deri në vitin 2024 për përdorim të substancave të ndaluara. Ky vendim ka ardhur nga gjykata e albitrazhit sportiv në Lozanë, me dyshimet që u ngritën në vitin 2013 kur Shustov doli në vendin e shtatë në kampionatin botëror të atletikës që u zhvillua në Moskë.

Kjo nuk është diçka e re për Rusinë pasi ky vend u përjshtua në vitin 2015 nga garat ndërkombëtare pasi shumë sportisë rus rezultuan pozitiv me doping.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"