“Rusi 2018″/ Sot hidhet shorti për Kosovën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2016 | 8:32

“Rusi 2018″/ Sot hidhet shorti për Kosovën

Pranimi në FIFA dhe UEFA përcaktoi të drejtën e Kosovës për të marrë pjesë në kualifikueset e botërorit të ardhshëm në Rusi.

maxresdefaultMirëpo, për këtë, do të duhet të ketë një vendim se në cilin prej grupeve do të vendoset shteti më i ri i pranuar. Megjithatë, bëhet fjalë për dy të tilla, pasi përveç Kosovës është edhe Gjibraltari që është pranuar në FIFA dhe që do të mësojë grupin në kualifikuese.

Bëhet fjalë për Grupin I dhe atë H, të cilat janë me nga pesë skuadra dhe nga nesër do të plotësohen si të gjithë grupet e tjerë me nga 6 të tilla.

“Gazetaolle” shkruan se sot do të ketë një mbledhje në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s për të vendosur në lidhje me këto dy përfaqësuese.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"