Rusët merrnin doping? Trajneri nxjerr sekretin: Para ndeshjeve thithnin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2018 | 10:56

Rusët merrnin doping? Trajneri nxjerr sekretin: Para ndeshjeve thithnin…

Disa foto të futbollistëve rus duke vendosur një pambuk në hundë, ngjalën dyshime për përdorim dopingu.Kanë qenë mediat gjermane që ngritën alarmin në lidhje me këtë gjë, të nisur edhe formën fizike të futbollistëve rusë, si dhe rezistencën e jashtëzakonshme. Trajneri i Rusisë, Çerçesov ka treguar se lojtarët para ndeshjeve thithnin një substancë të quajtur amoniak.

RUSIA2

Amoniaku nuk është një substancë e pranishme në listën e substancave të ndaluara nga Agjencia ndërkombëtare e Antidopingut (WADA), ai stimulon frymëmarrjen dhe përmirëson qarkullimin e oksigjenit në gjak.

Nga raportet e AS, mjeku kombëtar, Eduard Bezuglov, konfirmoi për mediat lokale përdorimin e amoniakut, duke mohuar në të njëjtën kohë se është doping. “Përdorimi i amoniakut është i zakonshëm për mijëra sportistë, është diçka që është bërë për dekada”. Duke qenë se në futboll, rezistenca ndaj lodhjes është e rëndësishme, amoniaku të ndihmon për ta përballuar këtë lodhje fizike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"