Rumenige, sinjale Kovaçit: Tomas Myler nuk është një gomë rezervë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2019 | 16:17

Rumenige, sinjale Kovaçit: Tomas Myler nuk është një gomë rezervë

Tomas Myler dhe kampionët rekordmenë të Gjermanisë. Një marrëdhënie e cila ka qenë e trazuar gjatë javëve të fundit, duke shtuar zërat për një largim të futbollistit që në janar.Thomas MUELLER MÜLLER FCB 25 Torschuss schiesst das Tor zum 1 0 Jubel Freude Emotionen Feiern

Shkak është stoli ku sulmuesi 30-vjeçar është “salduar” në ndeshjet e fundit.

Për situatën mes trajnerit Kovaç dhe Mylerit ndërhyn shefi i bordit, Karl-Hainc Rumenige, i cili gjatë një interviste për “Ëelt am Sonntag” sqaroi: “Niko dhe Tomas kanë folur me njëri-tjetrin të dielën e shkuar. Deklarata e trajnerit: ‘Kur të kemi nevojë për të, ai do të ketë minutat e tij’, nuk i pëlqeu lojtarit.rumenige

Por mendoj se Tomas nuk është hakmarrës, sigurisht që nuk është as një gomë rezervë. Por nëse Tomas do të ulej i kënaqur në stol, ai do të ishte në klubin e gabuar. Ky është reagimi që ne kërkojmë. Por ai duhet ta menaxhojë ende situatën me seriozitet. Kjo e bën atë shembullor”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"