Rumenige mbush 65 vjeç. Nga një yll botëror te një drejtues model, ja kush është “Kalle”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 19:46

Rumenige mbush 65 vjeç. Nga një yll botëror te një drejtues model, ja kush është “Kalle”

Në kohën e tij ai ishte një nga lojtarët më të mirë në fushën e gjelbër. Pasi vari këpucët në gozhdë, ai avancoi drejt një rruge të suksesshme si figurë sporti. Dje Karl-Hainc Rumenige festoi 65-vjetorin e lindjes.

Rumenige

1.KARRIERA

Në 1974 Bajerni nënshkroi atëherë me 18-vjeçarin Rumenige kontratën e parë profesioniste të lojtarit. Tri ndeshje iu deshën “Kalles” të shënonte golin e parë me bavarezët në një ndeshje Kupe ndaj Shtutgartit. Atëherë ai shënoi golin e 1-0 që në fund rezultoi deciziv në fitoren 3- 2. Në Bundesligë, goli i parë erdhi në ndeshjen me Këlnin ku Bajerni fitoi me rezultatin e thellë 6-3.

2.TITULLI I PARË

Rumenige fitoi titullin e parë në vitin e parë në Mynih. Dhe çfarë titulli! Në vitin ’75 ishte kampionati dhe një vit më pas Champions-i.

3.YLL BOTËROR

Pas lojtarëve si Zep Majer, Franc Bekenbauer dhe Gerd Myler, Rumenige nisi të bëhej gjithmonë e më shumë një lider te Bajerni. Në 1980 KarlHainc shënon 26 gola në kampionat dhe shpallet golashënues. Ai bëri të mundur që Bajerni të shpallej kampion pas gjashtë viteve pa trofe. Në verën e po atij viti, ai fiton me kombëtaren e Gjermanisë Kampionatin Europian. Si rrjedhojë, në 198i, Rumenige shpallet lojtari më i mirë i vitit. Në atë kohë ai ishte pa dyshim një nga lojtarët më të mirë në botë.

karl hajnz rumenige

4.KARRIERA JASHTË ITALISË

Pas sezonit 1984 Rumenige i tha mirupafshim Bajernit. Pas 422 ndeshjesh dhe 217 golash, “Kalle” largohet tek Interi. Me zikaltrit ai luajti nga 1984 deri në 1987 dhe më pas shkoi te Servete në Zvicër. Tri vite më vonë ai i dha fund karrierës në Gjenevë. Rumenige është dy herë kampion i Gjermanisë 1980-1987 dhe ka fituar dy herë Kupën e Gjermanisë në 1982 dhe 1984. Përveç kësaj ai u shpall tri herë golashënuesi më i mirë në 1980, 1981 dhe 1984.

NJË DREJTUES MODEL

Jo vetëm si lojtar, por edhe si drejtues, Rumenige ka lënë gjurmë në Mynih. Në 1991 ai së bashku me Franc Bekenbauerin u zgjodhën zëvendëspresidentë të klubit duke fituar shumë trofe në Gjermani dhe jashtë saj. Vitet më të suksesshme janë 2013 dhe 2020, kur Bajerni fitoi Tripletën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"