Rumenige “kërcënon” skuadrat kundërshtare: Bajerni nuk do të tolerojë askënd

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2018 | 18:02

Rumenige “kërcënon” skuadrat kundërshtare: Bajerni nuk do të tolerojë askënd

Bajerni i Mynihut tre goi të dielën në ndeshjen e Superkupës kundër Frankfurtit se ishte në një formë shumë të mirë. Skuadra e trajnerit Niko Kovaç ishte ndryshe nga ajo që u pa në ndeshjet miqësore gjatë turit amerikan. Edhe pse për hir të vërtetës skuadra tregoi një formë të mirë edhe në ndeshjet kundër Juventusit dhe Mançester Sitit, pavarësisht rezultateve negative. Skuadra luante ndryshe nga ajo e sezonit të fundit me Jup Hejnkesin.

Rumenige

Shpejtësi në lëvizje, sulme me një takim dhe presing i lartë, ishte loja e re e bavarezëve që nëse do të kishin një sulmues si Levandovski, do të flisnim ndryshe. Leva u rikthye vetëm në fundin e korrikut dhe pasi i premtoi trajnerit qëndrimin, përgjigjen e dha në fushë ditën e diel. Rumenige premton “luftë” Shefi i bavarezëve ka deklaruar dje se Bajerni nuk do të tolerojë askënd në kampionat dhe se skuadra do të jetë më e fortë se ajo që u pa në Superkupë. “Nëse dikush shpreson që Bajerni do të jetë ndryshe në kampionat, atëherë të ndërrojë mendje. Është në “DNA”-an e klubit dëshira për të dominuar dhe fituar çdo ndeshje ndaj kujtdo kundërshtari që luajmë”, tha Rumenige. Një lajm i keq ky pa dyshim për rivalët që mund të dorëzohen pa filluar ende kampionati. Trajneri i Hofenhaimit, Julian Nagelsman, deklaroi disa ditë më parë se po punonte fort për të arritur objektivin e skuadrës së tij, që është kampionati.

bajern

“Po jap gjithçka për t’i shkuar deri në fund Bundesligës”, u shpreh 31-vjeçari. Një deklaratë që la me gojë hapur jo pak njerëz në Gjermani. Nëse Nagelsman arrin të fitojë kampionatin me Hofenhaimin, atëherë do të kishim të bënim me një “Laiçster” të dytë. Skuadra angleze arriti të triumfonte në Premier Ligë, duke u renditur e para në tabelë. Skuadra si Mançester Siti, Junajtid, Çelsi dhe Liverpuli që kishin shpenzuar me miliona paund në merkato, nuk mposhtën dot pasionin dhe ëndrrën e djemve të trajnerit italian Klaudio Ranieri. Ndeshja hapëse në Bundesligë do të vërë përballë pikërisht Bajernin dhe Hofenhaimin të premten e 24 gushtit në “Allianz Arena” të Mynihut. Bajerni kërkon të konfirmohet si pretendent kryesor në Gjermani, ndërsa Hofenhaimi të tregojë se sa realist është në pretendimet e tij për sezonin e ri.

Bavarezët dhanë sinjalin e parë ndaj Frankfurtit, duke u treguar muskujt ende pa filluar 17 skuadrave në Bundesligën gjermane. Objektivi është fitimi i kampionatit dhe Champions-it, një trofe që mungon prej gjashtë sezonesh në Mynih. I fundit u fitua në sezonin 2012-2013 nën drejtimin e Jup Hejnkesit që fitoi tripletën e famshme në Londër ndaj Borusias së Dortmundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"