Rumenige: Kemi ngrirë merkaton, shkëmbimi i Alabas me Sanenë si përrallat e vëllezërve Grim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2020 | 11:50

Rumenige: Kemi ngrirë merkaton, shkëmbimi i Alabas me Sanenë si përrallat e vëllezërve Grim

Karl-Hainc Rumenige, shefi i Bajernit të Mynihut, flet për merkaton e ardhshme të bavarezëve, duke shpjeguar sesi emergjenca e Koronavirusit ka ndryshuar totalisht programet e kampionëve të Gjermanisë.RUMENIGE

“Asnjë sot nuk e di me saktësi sesi kriza do të ndryshojë futbollin në javët dhe në muajt e ardhshëm. Për këtë motiv kemi vendosur për të ndërprerë të gjitha diskutimet për transferimet e reja të mundshme. Por mund të parashikoj që sot se rrogat e futbollistëve dhe shifrat e transferimeve do të rivlerësohen nga klubet në Europë. Ne jemi duke biseduar vetëm me futbollistët kontratat e të cilëve skadojnë në vitin 2021, si Manuel Nojer, Tomas Myler, Tiago Alkantara dhe David Alaba”.

Përveç këtyre emrave, klubi është në bisedime edhe me Zherom Boatengun, Havi Martinezin dhe dy portierët rezervë Zven Ulraish dhe Ron-Thorben Hofman. Ka pasur zëra ditët e fundit për një shkëmbim të mundshëm mes David Alabës dhe Leroi Sanesë me Mançester Sitin, por drejtuesi 68-vjeçar hedh poshtë gjithçka: “Siç kam dëgjuar, ka pasur zëra se do dëshironim që të shkëmbenim David Alabën me Leroi Sanenë. Për më tepër, e them shumë qartë: Është një përrallë e vëllezërve Grim dhe nuk ka asnjë lidhje me realitetin”.alaba-and-sane-1585177546-34778

Mediat bavareze raportuan pak ditë më parë se menaxheri i ri i mbrojtësit austriak, Pini Zahavi, kishte trokitur te Mançester Siti për t’i bërë propozimin e shkëmbimit me Leroi Sanenë. Por e vërteta është se as Alaba dhe as agjenti i tij nuk e duan një transferim të tillë.

Për mbrojtësin e majtë janë përfolur se interesohen klubet spanjolle, në rast se 27-vjeçari nuk do gjejë gjuhën e përbashkët me klubin për të rinovuar. Reali i Madridit dhe Barcelona janë klubet e përfolura, por as një transferim i produktit të akademisë së Bajernit në Premier Ligë nuk duket i përjashtuar.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"