Rumenige i thur elozhe Flikut: Që kur ka ardhur ai kemi filluar të luajmë futboll spektakolar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2020 | 18:55

Rumenige i thur elozhe Flikut: Që kur ka ardhur ai kemi filluar të luajmë futboll spektakolar

Karl Hainz Rumenige ka folur për trajnerin e Bajern Mynihut, Hans Deter Flik në një prononcim për “Sky Sport”. 55 vjeçari zëvendësoi Niko Kovaç nëntorin e vitit të kaluar si një zgjedhje e përkohshme e Bajernit por më pas bindi dhe nënshkroi si trajner i përhershëm deri në 2023.

FLIK

“Përgjithësisht futbolli gjerman nuk është kaq i këndshëm dhe kaq ofensiv, por që kur ka ardhur Flik kemi filluar të luajmë një futboll spektakolar. Trajneri dhe skuadra kanë krijuar një unitet të jashtëzakonshëm që se kam parë kurrë.

Ai e futi ekipin në shina që ditën e parë që erdhi. E shfrytëzoi shansin e tij në mënyrën më të mirë dhe sot është kthyer në një trajner të madh”, përfundoi Rumenige.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"