Rumenige, i sigurt: Flik nuk largohet, Bajerni do të bëjë gjithçka që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2021 | 13:08

Rumenige, i sigurt: Flik nuk largohet, Bajerni do të bëjë gjithçka që…

Karl Hainc Rumenige ka folur në lidhje me rinovimet në skuadrën e Bajernit. Numri dy i klubit bavarez theksoi se situata jo e mirë ekonomike ka bërë që ky proces të vonohet pak.

rumenige

“Ne duhet të mbështetemi tek agjentët e lojtarëve që e kuptojnë situatën. E gjithë industria e futbollit, e gjithë bota është dëmtuar nga COVID-19. Unë jam kurioz të shoh nëse do të ketë një klub në Evropë që mund të prishë shumë para edhe këtë sezon. Do të jetë sfiduese, edhe për ne. Ne kemi humbur 4 milionë deri në 5 milionë € për ndeshje, ju mund të kuptoni se çfarë do të thotë kjo në total. Pas më shumë se një viti pa tifozë, humbja e të ardhurave ka qenë shumë më e madhe për klubet e mëdha. Disa nga klubet më të vogla, të cilat mbështeten te shitjet, do të kenë gjithashtu dëme reale. Do të jenë ndoshta dy ose tri klube që janë në gjendje të ndjekin trendin.

Situata te Çelsi, për shembull, duket shumë pozitive. Marina (Granovskaia) ka bërë një punë shumë të mirë. Por, ne nuk do të shohim ndonjë rekord të lartë të bjerë këtë verë, kjo është e sigurt për të gjitha kohërat. Kemi planifikuar të rinovojmë me disa lojtarë që mendojmë se janë në planet e klubit edhe për 4-5 vitet e ardhshme, megjithatë kjo nuk do të ndodhë si zakonisht në muajt prill-maj, por më vonë”, tha Kalle për medied gjermane. Rumenige u ndal edhe te çështja e trajnerit Hansi Flik i cili pretendon që në klub mbizotëron një ambient jo i qetë, duke iu referuar edhe marrëdhënies së tij me drejtorin teknik, Hasan Salihamixhiç.

“E di që para ndeshjes me Lacion ka pasur një debat midis tyre, por me sa di unë, ata e kanë sqaruar këtë gjë dhe tani gjithçka shkon normalisht midis tyre. Në këtë profesion ka gjithmonë momente të tilla dhe është normale që të ketë edhe lëkundje. Largimi i Flikut te kombëtarja? Mund t’i them DFB-së që Hansi nuk do të largohet nga ne. Bajerni do të bëjë gjithçka për ta mbajtur atë në skuadër, ndaj ata duhet të kërkojnë një trajner tjetër”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"