Rumenige dhe Hënes “sulm” të hapur mediave: Kërkojmë respekt, është e papranueshme që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2018 | 13:49

Rumenige dhe Hënes “sulm” të hapur mediave: Kërkojmë respekt, është e papranueshme që…

Bajern Mynih është në vështirësi në fillim sezoni. Tashmë janë 4 takimet pa fitore dhe situata është alarmande. Në një konferencë për shtyp kanë dalë krerët e klubit gjerman, Rumenige dhe Hënes. Ata kanë mbrojtur ekipin duke deklaruar se nuk do të toleronin më sulmet dhe madje kanë theksuar se situata është tejkaluar.

Henes dhe Rumenige

“Jemi mbledhur ditën e henë pas ndeshjes kundër Holandës dhe vendosëm që nuk do ta pranonim më këtë stil pune. Ose me sakt këtë sulm ndaj lojtarëve të veçantë. Këto ditë kemi lexuar shumë gjëra, por asgjë në lidhje me performancën. Si mund të kritikohet një si Nojer apo Boateng dhe Humels ? Këta djem, së bashku me Riberi e Roben kanë një kontribut të jashtëzakonshëm në dekadën e fundit për klubin tonë. Dua t’iu kujtoj gazetarëve se transferimi më i madh i sezonit ishte një 33-vjeçar.”, u shpreh fillimisht Rumenige

“Kemi 6 vjet që festojmë dhe kemi fituar çdo gjë të mundshme, madje edhe Gjermania ka fituar Botërorin në 2014-tën. Shumë lojtarë ishin të ekipit tonë. Edhe ne jemi të pakënaqur nga rezultatet por nuk po sillemi keq me futbollistët. Do ti mbrojmë ata edhe ligjërisht. Nojer ka qenë i pafat dhe nuk është një arsye për ta hedhur në plehra. Nuk duam lëvdada nga media por duam mbulim serioz dhe fakte. Ne kemi kanalet tona dhe do ti bëjmë gjërat si duhet këtëj e tuje” përfundoi Rumenige.

Më pas fjalën e mori Hënes ku e vuri theksin te respekti. “Është e rëndësishme që klubi më i madh në Gjermani të respektohet nga mediat. Lëv nuk e meriton këtë sjellje dhe kjo është e papranueshme. Saliahmiçiç dhe Kovaç shkuan për të parë një ndeshje basketbolli dhe po e fishkëllenin. Nuk mund të kthehet gjithçka përmbys për 14 ditë”.

Hënes foli edhe për kritikat e ashpra ndaj Mesut Ozilit. “Nuk duhet të thosha që ka luajtur si plehrë, por duhet të përdorja fjalën papastërti. Pas ndeshjeve thuhen gjëra me emocion. Gabova edhe me kritikat ndaj Belarabi, nuk duhet të thosha që është i sëmurë mendor”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"