Ruli u ankua për buxhetin e sportit, reagon zv. ministri Shkurti: Do zgjidhet brenda javës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2021 | 20:29

Ruli u ankua për buxhetin e sportit, reagon zv. ministri Shkurti: Do zgjidhet brenda javës

Pas alarmit të dhënë nga federatat për vonesën e çeljes së fondit grant, gazeta “Panorama Sport” ka kontaktuar me zv.ministrin e MASR, Kostandin Shkurti.

SHKURTI

Ky i fundit shpjegon se vonesat nuk janë faj i ministrisë por kanë ardhur nga futja në fuqi e disa udhëzimeve të reja: “Këtë vit kemi pasur udhëzimin e ri të Ministrisë së Financave që sjell pikëzimin e federatave në bazë të disa kritereve dhe që përcakton saktë gjithçka për çdo federatë.

Nuk është se ka vonesa nga ministria, por problemi qëndron se një sërë federatash nuk i plotësonin kriteret sipas udhëzimit të ri edhe kishin disa paqartësi”, sqaron Shkurti, i cili më tej jep lajmin e madh për sportin: “Ne kemi pasur kontakte të vazhdueshme me federatat dhe tani kemi përfunduar gjithçka, ndërsa ju bëj me dije se brenda javës do të dalë edhe buxheti bashkë me vlerat për çdo federatë”.

PANORAMASPORT.AL

LEXONI EDHE:

Presidenti i FSHA apel ministrisë, Ruli: Skandal me buxhetin e sportit, kemi përfunduar si lypsarë duke kërkuar lekë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"