Rudi Vata: Skocisë i kam sugjeruar trajner De Biazin, ky shorti më i bukur i Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2018 | 19:49

Rudi Vata: Skocisë i kam sugjeruar trajner De Biazin, ky shorti më i bukur i Shqipërisë

Shortin e ditës së sotme të hedhur në Lozanë të Zvicrës, e ka komentuar edhe Rudi Vata, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare. Në mikrofonin e “Rtsh Sport”, Vata thotë se shorti është interesant për Shqipërinë, dhe gjithashtu flet edhe për ish-teknikun e Kombëtares, Xhani De Biazi, si një emër i lakuar për të marrë drejtimin e Skocisë.

Rudi-vata

“Për mua ky është shorti më i bukur dhe më interesant që ka pasur Shqipëria. Në përgjithësi, kombëtaret janë të të njëjtit nivel, por Skocia ka diçka më tepër krahasuar me Shqipërinë, pasi loja e tyre është më agresiva dhe me një nivel të lartë përqendrimi deri në momentin e fundit. Për rolin e trajnerit, kam biseduar me një nga njerëzit më të rëndësishëm në Federatën Skoceze të futbollit, dhe i kam sugjeruar De Biazi, pasi mund të jetë një zgjedhje e mirë. Skocia nuk ka yje në ekip, dhe pikërisht trajnerët italianë, janë të denjë për të marrë maksimumin” – deklaroi Vata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"