Rudi Vata: Këto janë orët e fundit të Panuçit, do të jetë lëvizje inteligjente nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 23:07

Rudi Vata: Këto janë orët e fundit të Panuçit, do të jetë lëvizje inteligjente nëse…

Legjenda e futbollit shkodran Rudi Vata foli pas humbjes turpëruese ndaj Skocisë ku u shpreh:

bandicam 2018-11-17 22-59-17-872

“U duk se çfarë bëri Shqipëria. Bëri një ndër ndeshjet më të dobët. Fusha ishte e mirë. Skocia kishte shumë mungesa dhe probleme. Bërën detyrë të mirë profesionale. Te Shqipëria mungoi angazhimi. Ishte një ndeshje e dobët, ndihem pak keq, me një humbje me lojë të mirë, njeriu ndihet optimist.

Të humbasësh me këtë rezultat në fushën tënde. Është një ndër humbjet më të rënda në historinë e futbollit shqiptarë. Bëmë progres arritëm në Europian. Pretendonim të shkonim në Botëror, por përfunduam në vendin e fundit. Disfarë e madhe për futbollin shqiptar. Gjuha e trupit tregon se nuk ka harmoni si në Europian.

Formula Panuçi nuk i bën mirë futbollit shqiptarë. Mbas ndeshjes dhe gjatë ndeshjes e kuptuam që tifozët nuk janë pro Panuçit. Bashkëjetesa është tepër e vështirë. Janë orët e fundit të Panuçit, nuk e di a do jetë deri në ndeshjen ndaj Panuçit. Do të jetë lëvizje inteligjente nëse largohet. Panuçi me ekipin Kombëtar është kapitull i mbaruar.”, u shpreh Vata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"