Ruan Hysajn dhe Insinjen, Ançeloti: S’bëj llogari, jemi skuadër që sapo ka nisur rrugëtimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 14:30

Ruan Hysajn dhe Insinjen, Ançeloti: S’bëj llogari, jemi skuadër që sapo ka nisur rrugëtimin

Pa Lorenco Insinjen e dëmtuar, por edhe pa Elseid Hysajn, trajneri i Napolit ka vendosur të bëjë disa ndryshime në kuadër të sfidës së sotme në 20:30 me Udinezen në “Dacia Arena”.

Chelsea-eyeing-Napoli-defender-Elseid-Hysaj-750x430

Për Karlo Ançelotin, sot nis një javë e rëndësishme, e cila do të kulmojë të martën me ndeshjen kundër PSG-së. Megjithëse rrotacioni është i dukshëm, të paktën në formacionet e mundshme, tekniku i të kaltërve ka deklaruar: “Prioriteti im është që të jemi konkurrues në të gjithë frontet. Për sfidën me Udinezen do të bazohem te lojtarët që nuk u larguan për kombëtaret.

an

Për fatin tim i kam të gjithë gati, por lëvizjet që do të bëj, nuk do të ndikohen nga ndeshja e Ligës së Kampioneve. Jemi një skuadër që sapo ka nisur një rrugëtim, ndaj do të bëjmë maksimumin për t’i shkuar deri në fund”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"