Rrumbullaku: U shpërqendruam te goli i pësuar, por duhet të vazhdojmë përpara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2017 | 22:30

Rrumbullaku: U shpërqendruam te goli i pësuar, por duhet të vazhdojmë përpara

Mbrojtësi i majtë i Kukësit, Simon Rrumbullaku, u shfaq tepër i mërzitur në mikrofonin e “Supersport”, për mënyrën si erdhi eliminimi i sotëm.

Rumbullaku

Për Rrumbullakun pësimi i golit erdhi për shkak të shpërqendrimit, gjithsesi skuadra dha maksimumin në fushën e lojës duke krijuar shumë raste shënimi.

pejic

“E dinim që në fillim që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë, ndaj një kundërshtari shumë të fortë pasi e tregoi edhe sfida e parë. Besoj se që nga minuta e parë dhamë maksimumin, duke u treguar shumë të përqendruar në ketë ndeshje, por i ka futbolli këto.

Krijuam shumë raste. Në një moment në fillimin e pjesës së dytë nga një shpërqendrim pësuam gol. Nuk kemi çfarë t’i bëjmë, sot ishim pa fat. Në krah kisha një lojtar shumë të fortë dhe të shpejtë.

Dhashë maksimumin, besoj se kam ndihmuar ekipin. Nuk arritëm objektivin që ishte fitorja dhe kualifikimi në raundin tjetër, jemi të mërzitur por duhet të vazhdojmë përpara.”

Ndikimi i kartonit të verdhë të marrë në minutën e 44.

“E vërtetë që ndikoi, isha më i kujdesshëm në markim, pasi një gabim më kushtonte direkt kartonin e kuq dhe e dëmtoja shumë ekipin. Gjithmonë e kisha në mendje që të tregohesha më i kujdesshëm në markimin e kundërshtarit.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"