Rrumbullaku tremb sërish Kukësin, udhëton në Greqi për rezonancën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 15:46

Rrumbullaku tremb sërish Kukësin, udhëton në Greqi për rezonancën

Verilindorët morën tri pikë shumë të rëndësishme për ecurinë dhe garën, por humbën një lojtar kryesor të ekipit. Bëhet fjalë pikërisht për Rrumbullakun, i cili sapo u rikthye nga një dëmtim që e la larg fushave për 2 muaj. Ai ka dalë i dëmtuar në përfundim të takimit.

Rrumbullaku

Nga të dhënat e para dyshohet se mbrojtësi ka pësuar një tërheqje muskulore, nga e cila mund të mungojë paktën për 1 muaj, e nëse tërheqja do rezultojë e shkallës së parë, koha mund të zgjatet.

Gazeta mëson se futbollisti do udhëtojë për të bërë rezonancën në shtetin fqinj në Greqi, atje ku do mësojë konkretisht dëmtimin dhe shkallën. 27-vjeçari ka mbetur shumë i zhgënjyer nga ky dëmtim i papritur. Pas Musollit që është operuar nga këputja e ligamentit krocat, tashmë listës së dëmtimeve i është shtuar dhe Rrumbullaku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"