Rrumbullaku përpara Kastriotit: Rruga drejt titullit është e gjatë , Partizani nuk ka zhvilluar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2018 | 15:31

Rrumbullaku përpara Kastriotit: Rruga drejt titullit është e gjatë , Partizani nuk ka zhvilluar…

Simon Rrumbullaku gjatë konferencës foli për rikthimin në fushën e lojës pas një muaji e gjysmë dhe u shpreh se është gati për sfiden e rradhës. Ndër të tjera ai tha:

rrumbullaku

Dëmtimi:

“Në fillim menduam se ishte i lehtë por jo pasi kisha plagë në gju dhe ishte e vështirë të mbyllej. Ky pushimi më ka bërë mirë dhe tani jam gati për skuadrën. Nëse luaj ose jo, e vendos trajneri. Nga futbolli jetojmë dhe të gjithë duam të luajmë por kështu e ka futbolli dhe ka dëmtime. Duhet të rikthehemi më të fortë”.

Kukësi:

“Kukësi i ka cilësitë dhe lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Ne dy ndeshjet e fundit na ka munguar fati. Ekipi ka qenë mirë pasi ka gabime në futboll por ne duhet të bëjmë sa më pak për të arritur qëllimin që kemi. Jemi përgatitur shumë për këtë ndeshje dhe nuk ka ekipe të lehta”.

Kërkesa e Gjicit:

“Futbolli ka presion dhe duhet të bëjmë me të mirë për të fituar ndeshjen ndaj Kastriotit dhe më pas ndeshjet tjera”.

Partizani:

“Partizani nuk ka zhvilluar lojë shumë të madhe por ka grup. Nuk duhet harruar as Skënderbeu që është ekip me emër.”

Besim te titulli kampion:

“Të flasim tani për titullin është rruga shumë e gjatë. Na mërzitin këto rezultate, por duhet të punojmë më shume dhe të jemi më te fortë.”

Si ju kanë motivuar:

“Motivimi më i madh është stërvitja pasi profesori bën punë të mirë”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"