Rrumbullaku: E futa në stres Kukësin, por tani duam vetëm fitimin e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2019 | 19:35

Rrumbullaku: E futa në stres Kukësin, por tani duam vetëm fitimin e Kupës

Lojtari më i mirë i fitores së Kukësit ndaj Skënderbeut, u shpall mbrojtësi i majtë Simon Rrumbullaku, dhe për “Supersport”, anësori deklaroi:

simon rrumbullaku

2 asist në dy gola. Po bëheni pak si Robertson i Liverpulit?

Rëndësi ka që u kualifikuam. Këtë qëllim kishim, për fitore. E arritëm dhe e merituam. Unë dhashë dy asist, nuk ka rëndësi kush shënon. Bëra dhe një gabim te goli i Korçës, e futa në stres ekipin. Por, futbolli i ka këto, duhet të përmirësohemi.

Tirana në finale…

Tirana është një ekip i madh, e vlerësojmë, por edhe ne jemi Kukësi. Të bëhet një ndeshje e mirë kryesisht, dhe pastaj ishalla fitojmë ne.

Kukësi ka pasur momente të tilla të mira. Pse duhet të besojmë se do vazhdoni me këtë marsh?

E kishim filluar sezonin me objektiv kampionatin dhe Kupën, rrugës e humbëm këtë. Nuk patëm një vijë të drejtë, por tani jemi në finale. Me ardhjen e profesor Gjokës kemi bërë ndeshje të mira, kemi marrë rezultate. Ishalla vazhdojmë kështu deri në fund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"