Rruga drejt Tiranës/ Roma dhe Totenhemi në fushën e blertë, zbuloni 16 duelet e sotme në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2021 | 14:27

Rruga drejt Tiranës/ Roma dhe Totenhemi në fushën e blertë, zbuloni 16 duelet e sotme në Ligën e Konferencës

Sot do të luhen 16 ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, të vlefshme për sfidat e treta të fazës së grupeve.

LIGA E KONFERENCES

Në orën 18:45 e ka radhën për të luajtur Roma e Zhoze Muruinjos dhe e Marash Kumbullës që me shumë mundësi do ta nisë me një fanellë titullari. Skuadra verdhekuqe do të përballet në transfertën e largët të Norvegjisë ku do të përballen ndaj Bodo/Glimt. Kryeqytetasit janë me pikë të plota dhe ndodhen në vendin e parë teksa sot duan triumfin për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit.

Gjithashtu në atë orar do të luajë dhe Totenhemi e cila do të sfidojë në transfertën holandeze skuadrën e Viteshesh. Londinezët ndodhen të parët në grup dhe synojnë suksesin e radhës për tu kualifikuar për më tej.

Ndeshjet e tjera janë: HJK-Makabi Tel-Aviv, Alashkert- LASK Linz, Anorthosis-Flora Talin, Kopenhagen-PAOK, Fejnord-Union Berlin, Makabi Haifa-Slavia Pragë, Mura-Ren, Karabag-Kairat Almati, Viteshe-Totenhem, Bazel-Omonia, CFR Kluzh-AZ Alkmar, CSKA Sofia-Zorja, Jablonec-Randers, Partizan Beograd-Gent, Slovan Bratislava-Linkoln Red Imps.

SFIDAT E DITËS SË SOTME TË FAZËS SË GRUPEVE NË LIGËN E KONFERENCËS –

HJK – MAKABI TEL-AVIV | 16:30

ALASHKERT – LASK LINZ | 18:45

ANORTHOSIS – FLORA TALIN | 18:45

BODO/GLIMT – ROMA | 18:45

KOPENHAGEN – PAOK | 18:45

FEJNORD – UNION BERLIN | 18:45

MAKABI HAIFA – SLAVIA PRAGË | 18:45

MURA – REN | 18:45

KARABAG – KAIRAT ALMATY | 18:45

VITESHE – TOTENHEM | 21:00

BAZEL – OMONIA | 21:00

CFR KLUZH – AZ ALKMAR | 21:00

CSKA SOFIA – ZORJA | 21:00

JABLONEC – RANDERS | 21:00

PARTIZAN BEOGRAD – GENT | 21:00

SLOVAN BRATISLAVA – LINKOLN RED IMPS | 21:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"