Rruga drejt Rusisë, Italia mëson sot kundërshtarin e “play off”-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2017 | 10:56

Rruga drejt Rusisë, Italia mëson sot kundërshtarin e “play off”-it

Tetë kombëtaret europiane, që ishin të dytat më të mira në fundin e eliminatoreve “Rusi 2018”, fituan të drejtën për të luajtur në “play off” me shpresën dhe besimin se do të fitojnë biletën për në kompeticionin madhështor. Mes tyre, edhe Italia, që u rendit e dyta në grupin ku bënte pjesë edhe Shqipëria.

Shorti

Ditën e sotme, në orën 14:00, në Zyrih të Zvicrës do të hidhet shorti i “play off”-it, ku do të më- sojë rivalin për ekipet si Zvicra, Italia, Kroacia dhe Danimarka. Këto katër të fundit janë në vazon e parë për shkak të renditjes në FIFA, ndërsa në të dytën gjenden Irlanda e Veriut, Suedia, Irlanda dhe Greqia.

Ekipi më i rrezikshëm për Italinë duket se është Suedia, por sot do të mësohet pengesa e fundit e skuadrës së Venturës në rrugëtimin drejt Rusisë. Shorteu do të prezantohet nga gazetarja meksikane Vanesa Hupenkoten dhe ishlojtari i Spanjës, Fernando Hierro.

Vazot

NDESHJET – Fati i këtyre kombëtareve do të vendoset në datat 9 dhe 14 nëntor, kur janë planifikuar për t’u luajtur dy ndeshjet me formulën vajtje-ardhje. Aty do të vendoset fati për katër vendet e fundit që do të përfaqësojnë Europën në Botëror. Golat në fushën kundërshtare vlejnë si në kompeticionet europiane. Përveç Italisë, dy ekipe të tjera të rëndësishme që luajnë shansin e tyre për kualifikim janë Zvicra dhe Kroacia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"